Bu etkinlik Arnavutça gösterilmektedir; çünkü bu dil için henüz bir çeviri yayımlanmamıştır.

- Kategori
- Aktivitete shkollore
- Konum
- Gjimnazi “Sami Frashëri”, Prishtinë
Anila Ajeti zgjidhet Kryetare e Këshillit të Nxënësve
Pas konstituimit të Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri”, sot, me votat e kryetarëve të klasave, Anila Ajeti u zgjodh Kryetare e Këshillit të Nxënësve.
Gjithashtu, u zgjodh edhe Kryesia e Këshillit të Nxënësve, e përbërë nga:
Anila Ajeti – Kryetare
Ege Suleyman – Nënkryetar
Janina Bunjaku – Sekretare
Medina Peci – Anëtare
Noa Basha – Anëtare
Diar Maxhuni – Anëtar
Këshilli i Nxënësve përfaqëson zërin e nxënësve dhe luan një rol të rëndësishëm në jetën shkollore, duke kontribuar në bashkëpunimin ndërmjet nxënësve dhe shkollës, si dhe në organizimin e aktiviteteve dhe nismave të ndryshme.
Gjimnazi “Sami Frashëri” i uron Kryetares së re dhe të gjithë anëtarëve të Kryesisë suksese në përgjegjësitë e tyre të reja, bashkëpunim të frytshëm dhe realizim të ideve e nismave në shërbim të komunitetit shkollor.